Kancelarja gjermane, Angela Merkel vjen për herë të dytë në një vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtarja e lartë gjermane mbërriti në Rinas rreth orës 10:00, ku u prit nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Më pas eskorta ku udhëtonte kancelarja udhëtoi drejt kryeqytetit shqiptar, nën masa të rrepta sigurie, ku ndalesa e parë ishte Pallati i Brigadave, ku e priste kryeministri Edi Rama, me një ceremoni zyrtare.

Dy zyrtarët gjatë takimit të tyre nuk harruan edhe rregullat për shkak të pandemisë, ndërsa u përshëndetën me një takim të grushteve.

Pasi u ulën në poltronët e tyre, siç e përcakton dhe protokolli, u vendosën dhe dy himnet kombëtare, ai i Shqipërisë dhe i Gjermanisë.