Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar ftesën e Rexhep Taip Erdogan në darkën shtetërore që ai do të mbajë në Gjermani në 27-29 Shtator. Mungesën e kancelares do ta plotësojë Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier.
Vizita e kreut të shtetit të Turqisë është shoqëruar me kritika të shumta në Gjermani për shkak të sundimit gjithnjë e më autoritar në Turqi, si dhe për ndikimin negativ tek mbi 3 milionë turq që jetojnë në Gjermani.
Për Erdoganin, vizita e parë shtetërore e në Gjermani ishte kur u bë President në 2014, e cila është bojkotuar nga një numër i madh ligjvënësish gjermanë. Politikanë të opozitës nga partia e gjelbër njofuan se do të ndiqnin darkën shtetërore për të dërguar një “sinjal” për Turqinë dhe për komunitetin e madh turk, se opozita ekziston dhe është e nevojshme në politikë.