Një studim i kryer së fundmi nga Healthy Florida First ka zbuluar se disa karamele, ndër më të preferuarat e amerikanëve e jo vetëm, kanë nivele të rrezikshme arseniku.
Studimi testoi 48 karamele të njohura dhe zbuloi se 28 prej tyre përmbanin atë që autorët e përshkruan si nivele toksike të arsenikut.
Siç rezulton, arseniku nuk është i pazakontë në ushqim. Sipas FDA-së , metali i rëndë mund të gjendet në ushqim për shkak të vendit ku është rritur ose përpunuar. Megjithatë, ekspozimi afatgjatë ndaj arsenikut mund të shkaktojë disa probleme mjaft serioze shëndetësore, të tilla si lloje të caktuara të kancerit, probleme të lëkurës, sëmundje të zemrës dhe efekte neurologjike në fetuset tek gratë shtatzëna, sipas CDC-së.
Në studim, disa nga ëmbëlsirat e preferuara që rezultuan të pre3kura nga nivele jo normale arseniku, ishin përfshirë Kit Kat, Snickers, Original Skittles, Swedish Fish, Sour Patch Kids, Tootsie Roll.






Shoqata Kombëtare e Pastiçerive (NCA), megjithatë, i kundërshtoi gjetjet e studimit dhe i quajti përfundimet “të gabuara”.
“Çokollata dhe karamelet janë të sigurta për t’u ngrënë dhe mund të shijohen si ëmbëlsira, siç kanë qenë për shekuj me radhë”, tha NCA në një deklaratë.





