Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Durrësit, Diri Jani, iu ka bërë thirrje të gjitha grave mbi 40 vjeç të paraqiten pranë spitalit për të kryer kontrollin e kancerit të gjirit në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kësaj sëmundjeje.
Jani shkruan në Facebook se, për të kryer ekzaminimin mjafton një rekomandim nga mjeku i familjes dhe do të kryhet falas nga e hëna në të shtunë nga ora 08.00 deri në 15.00.
POSTIMI I PLOTË
Tetori eshte muaji i ndergjegjesimit per kancerin e gjirit ne te gjithe boten, per te rritur vemendjen dhe mbeshtetjen per sensibilizimin, zbulimin e hershem, si dhe trajtimin e kesaj semundjeje.
Ne kuader te ketij muaji sensibilizues Spitali Rajonal Durres fton te gjitha grate e moshes mbi 40 vjeç te paraqiten prane Spitalit Rajonal Durres, çdo dite nga e hena ne te shtune per te kryer kete ekzaminim.
Mjafton vetem te paiseni me rekomandim nga mjeku i familjes dhe ky ekzaminim do te kryhet falas.
Aparatura e mamografise eshte nje aparature e re e sapo ardhur ne spitalin tone, investim i qeverise shqiptare, e nje cilesie mjaft te mire, prandaj ju bej thirje nena, motra, shoqe, mikesha, kujdesuni per shendetin tuaj!
Nje ekzaminim behet per 10’ dhe ju perfitoni vite te tera te lumtura ne familjet tuaja!
Prane spitalit te Durresit do te gjeni personel te specializuar me se miri, per tju sherbyer ju!
Mamografia behet cdo dite nga ora 8.00-15.00, nga e hena ne te shtune!





