Është vetëm 23 vjeç dhe me një dëshirë të madhe për jetën. I duhet të luftojë me të keqen më të pamëshirshme; kancerin.
Giorgia Libero, një vajzë italiane, ka vendosur të ndajë në ueb gjithçka që ka lidhje me sëmundjen; foto, video nga spitali, ilaçet, konkluzionet e mjekëve dhe dashurinë e të fejuarit që e ka pranë në këtë luftë të saj me kancerin.
“Dua të jetoj”deklaron ajo në internet, duke bërë për vete më shumë se 30 mijë persona që e mbështesin, e ndjekin dhe i japin kurajo.
Në një nga postimet e saj më të lexuara Giorgia shkruan: “Nuk linda, që në moshën 23-vjeçare t’i të më marrësh me vete. Atje jashtë është një botë, një jetë që më pret, shumë persona që më duan shumë”.
Sëmundjes që po i gërryen trupin, Giorgia i drejtohet drejtpërdrejt, e sfidon duke shprehur kështu gjithë urrejtjen për faktin se jeta e saj mund t’i merret padrejtësisht.
“Nuk dua të vdes tani, jam e ndërgjegjshme për gjithçka. Nuk dua të shfaqem si heroinë, apo si e paditur. Tani e di që jam shumë, shumë afër… dhe kam shumë, shumë frikë. Mbështetja e atyre që kam pranë më jep forcë dhe derisa dikush atje lart të më japë kurajo, çdo frymëmarrje e imja do të jetë një luftë për ta mundur kancerin dhe për të rimarrë gjithçka që më takon e që ma kanë hequr. Të urrej me gjithë qënien time” shkruan Giorgia.





