Kanceri po tejkalon sëmundjet kardiovaskulare dhe po kthehet në shkakun kryesor të vdekjes.
Shkencëtarët kanë pohuar faktin se kanceri do bëhet vrasësi më i madh në botë, nëse vazhdojnë trendet aktuale. Studimet tregojnë se tani, kanceri vret dyfish më shumë njerëz.
Në mesin e personave nga mosha 35-vjeçare deri në 70-vjeç, sëmundja kardiovaskulare renditet ende si shkaku kryesor i vdekjes në nivel global, por hulumtimet më të reja, tregojnë se vdekjet nga kanceri janë tani më të zakonshme. Në këto vende përfshihen Suedia, Kanadaja, Kili, Argjentina, Polonia dhe Turqia.
“Ndërsa shkalla e sëmundjeve të zemrës vazhdon të bjerë, kanceri ka të ngjarë të bëhet shkaku kryesor i vdekjes në të gjithë botën, brenda vetëm disa dekadave”, ka theksuar Gilles Dagenais, profesor në Universitetin Laval të Quebec në Kanada.
Studiuesit vënë në dukje se “ky tranzicion epidemiologjik” mund të ndihmojë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Por strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit me masa si: eliminimi i duhanpirjes, nuk do të çojnë në reduktime të mëdha në shumicën e kancerave.
Aktualisht, kancerat më agresivë, si kanceri i lëkurës, i diagnostikuar në fazë të avancuar është vdekjeprurës në 80% të rasteve. Gjithsesi, mjekët shprehen optimistë për përmirësimin e tij, bazuar në medikamentet e reja dhe në imuno–terapi.
Klan Plus