Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me protestën që është duke u zhvilluar nga ana e pedagogëve, por në fund të fjalës së tij ka komentuar edhe fjalët që janë përhapur në rrjet.
Së fundmi përflitet se mjeku i njohur Alimehmeti do të jetë kandidat për Kryetar i Bashkisë së Tiranës.
“Ju jeni duke iu referuar disa burimeve dhe duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion.
Tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyes dhe ta konfirmoj këtë gjë.
Me qetësi gjërat duan kohën e vetë, unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat e papjekura. Në momentin e duhur dhe kohën e duhur.”- tha Alimehmeti në studio.