Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi foli në lidhje me zërat për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme për qarkun e Tiranës.

Pas mbledhjes së qeverisë, ai tha se secili ka pozicionin e tij të caktuar nga drejtuesit dhe se ai është në qarkun e Vlorës.

Në lidhje me ndryshimet në qeveri, të përcaktuara nga kryeministri Edi Rama, Klosi u shpreh se ata janë një ekip, me një trajner që i ka çuar drejt fitores.

Klosi: PS është një parti që ndryshimin e ka në fazën e saj të funksionimit ashtu siç dëgjuar edhe sot në mbledhje. Ne kemi 100 mijë anëtarë aktivë. Në këtë masë të madhe anëtarësh kushdo është i mikpritur. Është një proces që është në ndihmë të zgjedhjeve të ardhshme. Unë jam i nderuar të përfaqësoj qarkun e Vlorës. Në pak vite unë kam qenë në disa qarqe. Kjo është detyra që na kanë dhënë. E rëndësishme është fitorja e fuqishme.

Ne jemi 12 drejtues qarqesh, kemi shumë detyra për të kryer. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Ne jemi në funksion dhe jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera.

Gazetarët: Nëse vini në Tiranë largohet Veliaj?

Klosi: Pozicioni i secilit prej nesh është pozicioni i caktuar nëpër qarqe. Për sa i përket ndryshimeve që i vihen në ekskluzivitet kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, ne jemi një ekip. Ne kemi një trajner që na ka çuar në gara fitues.