E konfirmuar vetëm pak minuta më parë si kandidate zyrtare e Partisë Socialiste për bashkinë e Durrësit, Valbona Sako ndihet mjaft e emocionuar, por njëkohësisht e vetëdijshme se po merr një barrë të madhe mbi supe, besimin e socialistëve për të drejtuar në të ardhmen qytetin ku ka lindur dhe është rritur.

Në një komunikim ekskluziv për DurrësLajm, Sako deklaroi:

“Ndjej vlerësim që më kanë kandiduar për këtë post kaq të rëndësishëm, por mbi të gjitha ndjej përgjegjësi shumë të madhe. Durrësi është qyteti ku kam lindur dhe jam rritur dhe ndjej detyrimin për të përfaqësuar sa më denjësisht bashkëqytetarët e mi. Kandidimi për bashkinë më bën të ndihem e vlerësuar dhe e emocionuar njëkohësisht. Vetëm kaq mund të them në këto momente, pasi jam shumë e përfshirë nga emocionet”.