Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Matilda Cela, është kritikuar pas daljes së saj të fundit publike.

Në një kronikë të realizuar nga TV “Gjirokastra”, kandidatja Matilda Cela e gjashta në listë, me profesion mësuese dhe momentalisht drejtoreshë e Shkollës së Mesme në Tepelenë, i është dashur që për dy fjali, të hedhë vështrimin poshtë për të lexuar atë çfarë kishte shkruar, kritikojnë mediet lokale. 

Në fjalën e saj ajo tha:

“Kam nderin dhe privilegjin të prezantoj Flamurin. Ka punuar si okulist në Spitalin Rajonal, duke i shërbyer komunitetit dhe duke qenë kaq afër me komunitetin, unë besoj dhe mendoj se ai do të jetë aq afër edhe kur të ketë mandatin e deputetit”.