18 maj 2015 – Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për disa nga kandidatët e zgjedhjeve lokale, të cilët dyshohen se janë me precedentë penalë. Kështu ka deklaruar kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla, i cili nuk përmendi asnjë emër konkret.

Llalla kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, mediave, por edhe qytetarëve të thjeshtë që të raportojnë çdo incident gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve, sipas të cilit vetëm në këtë mënyrë mund të garantohen zgjedhje demokratike e të ndershme.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/