Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat lidhur me procesin e numërimit të votave për kandidatët në qarkun e Durrësit dhe mbarë vendin.

Deri më tani, në qarkun Durrës janë numëruar 21 kuti nga 481 që ka në total. Nga Partia Socialiste, kandidati më i votuar është Rrahman Rraja me 429 vota.

Nga Partia Demokratike, më i votuari deri më tani është kandidati Rezeart Tusha me 527 vota, ndërsa nga LSI, Bahri Shaqiri me 175 vota.