Dy partitë e vogla më të votuara në qarkun e Durrësit janë Nisma Thurje dhe Partia Socialdemokrate.

Pasi janë numëruar 108 kuti votimi nga 491që janë në total, votat që kanë marrë kandidatët e partive të vogla janë të papërfillshme.

Nisma Thurje është partia që ka rezultatin më të mirë në krahasim me partitë e tjera. Ky subjekt politik ka marrë 667 vota ose 0.44% .

Kandidati më i votuar i Nismës Thurje është Endrit Shabani njëkohësisht dhe kryetari i partisë me 18 vota.

Gjithashtu partia Socialdemokrate ka një rezultat të përafërt me atë të Nismës. Socialdemokratët kanë grumbulluar 655 vota ose 0.43%.

Kandidatja më e votuar deri tani është Gladiola Çopa me 21 vota.

J.D.