DURRES, 9 qershor 2013 – Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrës, kanë zhvilluar ditën e sotme dy takime me banorë të lagjes 8 të qytetit bregdetar.
Sipas zëdhënëses së fushatës elektorale të LSI-së, Lefter Koka, i cili kryeson listën e kësaj force politike në Durrës, gjatë bashkëbisedimit me banorët ka pohuar se LSI ka një rol të rëndësishëm në Integrimin e vendit, ç’ka e demostroi deri në seancën e fundit parlamentare, ku kjo forcë këmbnguli për votimin e dy ligjeve dhe një rregulloreje.
“Ne si forcë politike treguam forcë të rëndësishme në parlament, duke u bërë iniciatorë në votimin e dy ligjeve dhe një rregulloreje, të cilat do të shërbejnë në plotësimin e kritereve nga vendi ynë, për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.”
Më tej, gjatë bashkëbisedimit,Koka u ndal në situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen familjet shqiptare, si rezultat i rritjes së varfërisë dhe papunësisë, si elemente thelbësorë të parashikuara në programin e LSI-së, në qeverisjen e pas 23 qershorit, ku koalicioni i majtë do të triumfojë.
“Para çdo tifozlliku politik duhet të mendojmë për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhemi, ku papunësia ka arritur kulmin, ku administrate publike është e shkatërruar, ku rendi dhe qetësia publike janë inegzistente. Ndaj vota juaj duhet të bëjë ndryshimin e madh, për ta larguar PD nga pushteti”.
Gjatë takimeve, banorët kanë kërkuar nga deputetët e ardhshëm që të jenë zbatues të ligjit, pasi në të kundërt shteti as nuk ka funskionuar dhe as do të funskionojë ndonjëherë. Banorët kanë shprehur shqetësimet e tyre, në krye të problemeve qëndron papunësia, e cila ka sjellë dhe shtimin e listave në dyqane, duke u vështirësuar jetesën. Ndërkohë, ish ministri i jashtëm, Edmond Panariti, njëkohësisht i dyti në listën për kandidatë të LSI-së në qarkun e Durrësit, i pranishëm në takimet e zhvilluara, ka pohuar se:
“LSI nuk është forcë e indoktrinuar, por është forcë në shërbim dhe në funksion të çdo qytetari”.
Më tej Panariti, ka shpjeguar me detaje planin e LSI-së, duke u ndalur konkretisht në Shëndetësi, Ekonomi, Bujqësi, por rëndësi të veçantë sipas tij do t’i kushtohet arsimit profesional, si një mundësi më shumë për rritjen e punësimit të të rinjve në mbarë vendin.





