Kryesia e PS-së ka diskutuar sot me emra kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe.
Për PS-në Durrës në garë janë Luan Zaza dhe Ardit Kërtusha. Po dy kandidatë ka dhe në Vlorë: Anduel Tahiraj dhe Albana Hodaj.
Drejtimin e PS Elbasan do ta marrë në dorë me komandim të përkohshëm deputetja Evis Kushi.
Për të marrë drejtimin e PS Lezhë, janë në garë Eduard Ndreca, Taulant Malshi, Florida Cuni.
Nuk ka dilema se kush do ta drejtojë PS e Tiranës. Me vendim unanim të kryesisë, degën më të madhe të kësaj partie do ta drejtojnë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.





