Kandidati për deputet në qarkun e Durrësit, Igli Cara, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në lagjen nr.18.
Kandidati Cara nënvizon në një postim në rrjete sociale se ka biseduar me bizneset lidhur me problematikat e tyre dhe njëkohësisht i ka siguruar se pas zgjedhjeve të 25 prillit, gjërat do të ndryshojnë.
“Vetëm 0,5 përqind e xhiros vjetore do të jetë taksa, që biznesi i vogël do të paguajë, duke i dhënë mundësi të rimëkëmbet.
Të vendosur që, së bashku me qytetarët, të bëjmë ndryshimin e shumëpritur!”,– shkruan Cara në postim.
Postimi i plotë:
Reduktimi i taksave për biznesin do të sjellë uljen e çmimeve për konsumatorët, duke i dhënë frymëmarrje ekonomisë! Në…
Posted by Igli Cara on Sunday, March 21, 2021





