Kandidati për deputet i PS-së për qarkun e Durrësit, Jurgis Çyrbja ka vijuar takimet elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.
Çyrbja shkruan në Facebook se edhe pak ditë ndajnë nga fitorja e madhe e Partisë Socialiste për mandatin e tretë, për projektet e nisura dhe shumë të tjera që do të realizohen, sipas tij.
“Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e madhe e #PartisëSocialsite12, vijojmë takimet në çdo zonë të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë. Me objektivitetin e njerëzve të ndershëm të këtij vendi jemi besimplotë se do i’a dalim të vijojmë rrugëtimin për mandatin e 3-të qeverisës, për projektet nisura dhe shumë të tjerave që do tê realizohen.”
Ndërsa na ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e madhe e #PartisëSocialsite12, vijojmë takimet në çdo zonë të Durrësit dhe…
Posted by Jurgis Çyrbja on Thursday, April 8, 2021