Një nga kandidatët për deputetë në listën e hapur të Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Ani Dyrmishi, ka nisur sot fushatën elektorale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, të cilin e shoqëron edhe me pamje filmike nga takimet me elektoratin, Dyrmishi thekson se ndër vite ka drejtuar fushatat e PS në njësinë administrative Katund i Ri, fakt që e ka ndihmuar të forcojë lidhjet mes partisë dhe komunitetit si dhe të njihet nga afër me komunitetin, të cilin e konsideron krahun e tij të djathtë.

“Sot, jam i nderuar të nis fushatën  time elektorale, mes miqsh, shokësh e dashamirës. Për shumë vite kam udhëhequr fushatat elektorale të Partisë Socialiste në zonën e Katundit të Ri në Durrës, ku kam gëzuar mbështetje të jashtëzakonshme dhe një mirënjohje të pafund nga komuniteti.

Ky angazhim ka qenë një përvojë e veçantë, duke forcuar lidhjet dhe besimin ndërmjet partisë dhe banorëve të zonës. Keni qenë krahu im i djathtë, forca që më jep besim edhe në këte garë elektorale”,- shkruan Dyrmishi në rrjete sociale.

Ai zotohet se nëse do të zgjidhet si deputet, do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke i përfaqësuar denjësisht dhe duke marrë përgjegjësi për të dhënë zgjidhje në situata të ndryshme ku kërkohet kontributi i tij.

“Ndër vite kemi folur për  gjërat që kemi realizuar mirë, por edhe për ato që duhet të përmirësojmë. Sot jam përpara jush për t’ju thënë se do të jem Ani qe kam qenë gjithmonë, përfaqësuesi juaj i sinqertë.

Do jem zëri juaj sa herë të keni nevojë të shpreheni. E kush më mirë sesa unë që ju njeh edhe nga afër, do t’ju dëgjonte e mbështeste në situata e zgjidhje të ndryshme.

Prandaj, sot ju lutem që më 11 maj të votoni për Partinë Socialiste dhe për numrin ✋, për një të ardhme më të ndritur, për të gjithë ne. Së bashku mund të arrijmë më shumë, për një Shqipëri Europiane dhe më të drejta për të gjithë komunitetin tonë!

Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj”,- përfundon statusin e tij kandidati Ani Dyrmishi.