Rexhep Bekteshi, gjyqtari në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, si dhe kandidat për Gjykatën Kushtetuese do t’i nënshtrohet Vetingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të zhvillojë një seancë dëgjimore me gjyqtarin Rexhep Bekteshi, me datë 19 prill, ora 12:15.
Po ashtu, KPK ka shpallur trupën gjykuese të përbërë nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia, Firdes Shuli.
Rexhep Bekteshi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, kandidat për Gjykatën Kushtetuese do të vlerësohet për ligjshmërinë e pasurisë si dhe kriterin etik dhe profesional.





