Arjan Hoxha nuk ia doli të fitojë në zgjedhjet vendore të së dielës që lamë pas në garën për drejtimin e Bashkisë së Kamzës.
Dhe për këtë dështim ai e shikon problemin te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku i shoqëruar me një grup të rinjsh organizoi një protestë para institucionit më të lartë zgjedhor në vend.
Për mediat ai u shpreh se më 14 maj zgjedhjet janë manipuluar dhe kjo është një masakër zgjedhore.
Arjan Hoxha nuk bie dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe kërkon të sillen specialistë që të zbulojnë mashtrimin zgjedhor.
Hoxha fajëson aparaturat patronazhiste në ditën e votimit për humbjen e 14 majit.