Ditën e sotme, Partia Socialiste feston 26-vjetorin e themelimit të saj. Në këtë festë ka qenë i pranishëm edhe Halim Kosova, kandidat i PD-së për Tiranën.
Kosova ka pasur edhe një dhuratë për Ramën paksa provokuese. Ai i ka dërguar këtë album veprash arti me mbishkrimin “70 vjet Monument i Jetës”.
Kështu, sipas Kosovës, PS është vazhdim i Partisë Komuniste, që qeverisi për 45 vjet. Por Kosova nuk shpëtoi nga Rama, pasi kryeministri e ngacmoi gjatë fjalës së tij.
“Falënderoj Halin Kosovën për praninë e tij. Me gjithë respektin për profesor Halimin që është këtu më të mirë se ne nuk ka.
Për të mos filluar këtu për fjalimet e fushatës elektorale, se po qe se do të votonim këtu vetëm një votë kundër do të kishim”, tha Rama.





