8 maj 2015 – Ardian Kokomani, kandidati socialist i Shijakut është i përditshëm në aktivitete, që prej momentit kur emri i tij u caktua si kandidat për kryebashkiak. Aq shumë, sa brenda ditës Kokomani dhuron gjak e më pas shkon në një panair gastronomie. Sot, në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut, socialisti dhuroi gjak për talasemikët dhe ende pa e marrë veten shkoi në një aktivitet të shkollës “Kajo Karafili” në Maminas. Gjimnazistët zhvilluan një panair ushqimor dhe Kokomani nuk mund të mungonte në zonën, e cila me ndarjen e re territoriale, kalon në varësi të Bashkisë Shijak.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”