Prokurori Altin Dumani ka dorëzuar këtë të martë kërkesën për drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deri më tani ka shkuar në tre numri i kandidatëve për drejtimin e SPAK.
Vetëm pak orë më parë, ishte prokurori Edvin Kondili që depozitoi zyrtarisht kërkesën për drejtimin e SPAK, ndërsa të premten më 28 tetor, ishte prokurori Adnan Xholi që dorëzoi kërkesën dhe shprehu interes për të zëvendësuar kreun aktual të SPAK, Arben Krajën.
Afati i fundit për depozitimin e kanditaturave është data 2 nëntor.