Këmbanë alarmi e konsideron kandidati për deputet i PD-së Igli Cara, denoncimin e një qytetari, i cili deklaron para kamerës së PS po shpërndan thasë me miell në këmbim të votës.

Sipas Carës, “situata e vështirë ekonomike, me të cilën përballen mijëra familje në mbarë vendin janë arsyeja, përse vota mund të blihet dhe shitet, në këmbim të heshtjes dhe mjerimit, që nuk ka çmim”.

Duke iu referuar zgjedhjeve të 4 viteve më parë, kur sipas Carës vullneti i shqiptarëve u tjetërsua, ai thotë se “Kjo histori duhet të marrë fund! 25 prilli është dita kur nis ndryshimi i madh!

Knadidati i PD thekson se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë hapi i parë drejt kthimit të normalitetit në jetën e shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Denoncimi i këtij qytetari, i cili thotë me zë dhe figurë, atë që po ndodh me votuesit në Xhafzotaj, është një këmbanë alarmi, për çdo institucion dhe subjekt politik.

Thasët me miell dhe jo vetëm, në këmbim të votës për Partinë Socialiste nuk janë një realitet i panjohur apo rast sporadik gjatë fushatave zgjedhore.

Situata e vështirë ekonomike, me të cilën përballen mijëra familje në mbarë vendin janë arsyeja, përse vota mund të blihet dhe shitet, në këmbim të heshtjes dhe mjerimit, që nuk ka çmim.

Fushata zgjedhore e vitit 2017 është dëshmia më e qartë sesi tjetërsohet vullneti i shqiptarëve, megjithëse të akuzuarit janë përsëri në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Kjo histori duhet të marrë fund!

25 prilli është dita kur nis ndryshimi i madh!

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë hapi i parë drejt kthimit të normalitetit!

Së bashku drejt ndryshimit! #Shqipëriafiton