Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit, Lefter Koka ka zhvilluar një takim electoral me banorët e lagjes nr.3 në qytetin bregdetar.
Në një postim në Facebook, Koka shkruan se ka diskutuar me qytetarët diferencën mes qeverisë dhe pretendetëve që kanë përballë.
Sipas kandidatit socialist, investimet transformuese që po bëhen në Durrës, janë pjesë e vizionit të qeverisë për qytetin dhe gjithë vendin.
POSTIMI I PLOTË
Takimet e mia me qytetarët e Durrësit nuk janë vetëm në fushatë elektorale, por janë përditshmëria ime prej më shumë se 20 vitesh në rrugëtimin tim politik dhe bashkëqytetarët e mi e dinë më së miri.
Diskutuam në lagjen për diferencën mes qeverisë sonë dhe pretendentëve që kemi përballë, ku ndryshimi është si dita me natën dhe këtë mençuria e durrsakëve e njeh më mirë se askush.
Investimet transformuese që po bëhen në Durrës, janë pjesë e vizionit të qeverisë për Durrësin dhe gjithë vendin tonë.
Prandaj, në 25 prill, do jemi njëzëri pro mandatit të tretë dhe pro zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë.
Takimet e mia me qytetarët e Durrësit nuk janë vetëm në fushatë elektorale, por janë përditshmëria ime prej më shumë se…
Posted by Lefter Koka on Sunday, April 11, 2021





