Kandidati për deputet i qarkut Durrës Lefter Koka ka zhvilluar një takim me të rinj të qytetit bregdetar, të cilëve u ka kërkuar votën për PS, me qëllim që në mandatin e tretë të vijojnë të implementohen reformat e ndërmarra dhe projektet infrastrukturore të nisura.

Koka ka theksuar gjatë takimit se “të rinjtë shqiptarë meritojnë mundësi të barabarta si çdo i ri në Europë”.

Njëkohësisht, kandidati i PS-së nënvizon se “një të ardhme më të mirë për të rinjtë mundet ta garantojë një forcë progresiste si Partia Socialiste”.