Sot në ditën e Shën Valentinit, kandidati i PD-së për Durrësin, Luan Hoti, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë festës së të dashuruarve.

Duke nisur që në mëngjes me një dedikim dhe një buqetë me lule për bashkëshorten e tij, më pas ka vazhduar duke surprizuar disa nga qytetarët e Durrësit.

Ekipi i tij prej disa djemsh e vajzash të reja, janë ndalur në sheshin “Liria” me një tufë me trëndafila të bardhë, duke ia dhuruar kalimtarëve të rastësishëm.

Në secilin prej trëndafilave, ndodhej dhe slogani “Luan Hoti për kryetar bashkie”, duke i poshtëshënuar edhe “Me shumë dashuri për Durrësin”, duke iu përshtatur kështu festës së dashurisë.