Kandidati për deputet i PS-së në qarkun Durrës, Ilir Ndraxhi, ka zhvilluar një sërë takimesh elektorale me banorët e lagjes “Partizani”, në Xhafzotaj.
“Projektet e qeverisë sonë kanë prekur cdo qytetar në mbarë vendin dhe shumë të tjera do vijojnë të jenë në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre. U bëra me dije se në mandatin e tretë të qeverisë synojmë furnizimin me ujë të pijshëm, 24 orë për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën brenda vitit 2023 dhe në të gjitha zonat urbane e ato turistike brenda 2025”,- shkruan kandidati Ndraxhi, në një postim në rrjete sociale.
Në vijim të takimeve intensive me qytetarët, mëngjesin e sotëm u ndala në lagjen Partizani – Njësia Administrative…
Posted by Ilir Ndraxhi on Wednesday, March 31, 2021





