Te Barcelona tashmë ka nisur fushata elektorale për zgjedhjen e presidentit të ri të klubit. Secili prej kandidatëve që janë në garë po bëjnë premtimet e tyre dhe Victor Font është një prej tyre. Ky i fundit ka bërë një premtim të bujshëm me synimin që të fitojë këto zgjedhje; kthimin e Lionel Messit në klubin katalanas për t’i thënë lamtumirën klubit katalanas si futbollist aktiv.

‘Largimi i Messit është ndër gjërat më të këqija që kanë ndodhur në këtë mandat-tha Font duke iu referuar mandatit të Joan Laportës-Messi nuk mund të mbyllë aventurën me Barcelonën me një ceremoni lamtumirë në një sallë të mbyllur. Është e pamendueshme. Messi duhet të tërhiqet nga futbolli në fushën e lojës. Padyshim që kjo varet nga vullneti i tij dhe gjendja që do të ketë në fund të 2026-s.

Ajo që duam të themi është, se kjo është e vetmja mënyrë e mundshme që ai të përshëndetet në mënyrën që meriton, duke qëndruar në fushë, por kjo do të ndodhë nëse në postin e presidentit në 16 mars nuk do të jetë Joan Laporta’. Një deklaratë solli duartrokitje në sallë, ndërkohë që Font theksoi se ky rikthim duhet të bëhet pasi të jetë dhënë OK nga Carles Panchart, Albert Puig dhe Franscec Cos si dhe trajneri i skuadrës së parë.

‘Në fushatë emrat qarkullojnë, ne kërkojmë të krijojmë ilusion përmes fakteve-shtoi Font-dhe realiteti thotë së ky pajtim me Messin nuk do të ndodhë kurrë me Laportën. Nëse fitojmë zgjedhjet, vallëzimi i fundit i Messit është i mundur. Messi është pikë referimi jo vetëm si futbollist, por edhe si person. Ai reflekton si janë ‘Los Cules’. Është një njeriu punëtor, lider, i ndershëm dhe që e do Barcelonën’.