Kandidati për deputet i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” në Durrës, Florian Tahiri ka zhvilluar paraditen e sotme, së bashku me dhjetëra mbështetës një aksion pastrimi në një nga hapësirat e gjelbërta më të preferuara të bashkisë Durrës.

Brezi i pishave në Sektor Rinia për shkak të frekuentimit, sidomos fundjavave, shpesh kthehet në një vend dekompozimi të mbetjeve urbane.

Kandidati Tahiri, i cili i mëshon fort promovimit të turizmit dhe turizmit gjithëvjetor në platformën e tij elektorale apelon për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit. 

“Një nga tre pikat kryesore të platformës sime elektorale mbetet turizmi. Por s’mund të flasim për bukuritë e natyrës së qytetit tonë, s’mund të apelojmë për turizëm gjithë vjetor, në një kohë kur bëjmë shumë pak për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit”,– shkruan ai.

Njëkohësisht Tahiri thekson se të gjithë së bashku mund të kontribuojmë për një Durrës sa më tërheqës në sytë e vizitorëve vendas e të huaj.

“Mbajeni pastër mjedisin, së bashku mund të kontribuojmë për ta bërë Durrësin më tërheqës!”,- përfundon kandidati Tahiri.

POSTIMI I PLOTË

Me të rinj mbështetës të PDIU ndërmorrën sot një aksion pastrimi përgjatë brezit të pishave në Sektor Rinia.

Një nga tre pikat kryesore të platformës sime elektorale mbetet turizmi. Por s’mund të flasim për bukuritë e natyrës së qytetit tonë, s’mund të apelojmë për turizëm gjithë vjetor, në një kohë kur bëjmë shumë pak për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. 

Brezi i pishave në Sektor Rinia mbetet një nga hapësirat e gjelbërta më të preferuara nga familjet durrsake për të organizuar një piknik apo një ditë pushimi pranë bregut të detit. Popullimi i këtyre zonave shpesh shoqërohet me mbeturina urbane që hidhen vend e pa vend.

Aksioni i sotëm kishte për qëllim një apel sensibilizues për të gjithë bashkëqytetarët tanë: 

Mbajeni pastër mjedisin, së bashku mund të kontribuojmë për ta bërë Durrësin më tërheqës!

Me të rinj mbështetës ndërmorrën sot një aksion pastrimi përgjatë brezit të pishave në Sektor Rinia. Një nga tre pikat…

Posted by Florian Tahiri on Sunday, April 11, 2021