Kandidati për deputet për qarkun Durrës, Alban Xhelili, është takuar me operatorë turistikë, me të cilët ka diskutuar problematikat e këtij sektori, të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Në takim, Xhelili, i shoqëruar edhe nga kandidati tjetër Arkend Balla, ka theksuar se vaksinimi masiv dhe vaksinimi i stafeve të operatorëve turistikë do të bëjë të mundur që ky sektor të mos ndjejë këtë verë pasojat e krizës.

“Oferta jonë do të jetë tunduese për të gjithë turistët dhe operatorët e huaj, “Vaksinim masiv i popullatës dhe me përparësi i stafeve të operatorëve turistik”. Kjo ofertë do jetë e parefuzueshme pasi deri në fillimin e sezonit turistik do kemi realizuar në një përqindje të lartë vaksinimin e popullsisë duke dhënë garanci se në Shqipëri është bërë maksimumi në luftën kundër pandemisë”,– shkruan Xhelili.

Nga ana tjetër, kandidati që mban nr.2 në listën e PS-së premton se do të jetë në parlamentin e ardhshëm zëri i biznesit durrsak.

“Unë do të jem zëri i biznesit durrsak në parlamentin e ardhshëm dhe do mundohem të mbështes secilin subjekt që pa u lodhur ndikon në ekonominë e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë”,– shkruan ai.

Së bashku me kandidatin Balla, Alban Xhelili angazhohet për hapjen e degëve të reja profesionale në UAMD dhe për më tepër bashkëpunim me bizneset, për t’u mundësuar studentëve praktika mësimore pranë subjekteve private.

Operatorët turistikë! Ky sektor u mendua se do të kishte humbje nga mungesa e lëvrimit të kontratave me shumë operatorë…

Posted by Alban Xhelili on Wednesday, April 7, 2021