Ish-kryeministri Berisha ka bërë një denoncim të fortë në një postim të tij në Facebook, duke thënë se kandidatit për drejtor të përgjithshëm Ardi Veliut, i kanë vjedhur në banesë një shumë të madhe parash, e cila kap vlerën e 550 mijë eurove.
“Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 milion leke te vjetra. Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet, por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte”,- shkruan ndër të tjera Berisha duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital.
Postimi i plotë i Berishës:
Kandidatit per narkodrejtor te pergjithshem te narkopolicise i kane vjedhur ne shtepi 550 mije euro!
Ai ra ne depresion te thelle!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“ I nderuar Dr .Uroj te jeni mire .Drejtori i ri i Policise se Shtetit do jete Ardi Veliu ,pasi diten e shkarkimit te Haki Cakos ,Ardi Veliu shkoi ne zyren e Lal plehut dhe qendroi dy ore me te dhe mori bekimin e tije,pasi Shteti kur bie keq gradon dhe gomarin i ven spaleta dhe e ben Gjeneral.Por nga Informacione njeqind perqind te sigurta karriera e Ardi Veliut le shume per te deshiruar, pasi ne gusht te vitit 2013 ne kohen qe Ardi Veliu ishte Drejtor i Policise Bashkiake Vlore i vidhet shtepia e tij ne Vlore. Ne denoncimin qe beri ne ate kohe ne Polici deklaroi se i kishin vjedhur 12 mil leke te vjetra.Por e verteta eshte se i kishin vjedhur 550 mije euro pasi ne ate kohe vuri shperblim 100 mije euro kush gjen hajdutet,por shumen e sakte nuk mund ta deklaronte ne polici pasi nuk kishte sesi ta justifikonte.Pas vjedhjes se shtepise Ardi ka kaluar ne depresion dhe mer ilace depresioni dhe sot e kesaj dite dhe per kete kohet e fundit ka pesuar tre infakte dhe kete e dijne shumica punonjesve te policise(infaktet).Kerkoj ky informacion te behet publik,duke ruajtur anonimatin..”





