Louisa Johnson ka fituar spektaklin “X-Factor 2015” të Britanisë së Madhe. Këngëtarja e re ka triumfuar në finale ndaj rivalëve Reggie ‘N’ Bollie. Johnson, 17 vjeçe, e cila hyn në histori si fituesja më e re e kësaj gare, si udhëheqëse kishte këngëtaren e famshme me prejardhje nga Kosova, Rita Ora.
Pas triumfit Rita Ora është emocionuar shumë dhe ka falënderuar të gjithë për votimin. “Faleminderit të gjithëve që votuat! Dhe faleminderit Louisa që ishte më e talentuara, punëtorja dhe një fituese e madhe!”, ka deklaruar ajo pas fitores.