Të bëhemi bashkë dhe të marrim vendime të rëndësishme për të gjithë. Kështu iu është drejtuar kandidatja Milva Ekonomi grave dhe vajzave të njësisë administrative Katund i Ri të bashkisë së Durrësit. 

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste tha gjatë takimit se kemi menduar për gratë duke zbatuar kuotën 30 përqind të pjesëmarrjes së grave në politikë, organe vendimarrëse etj. 

“Në qoftë se keni parë shtypin, një nga gjërat që kanë ndodhur këto vite është që qeveria e Edi Ramës është qeveria e pestë në botë për promovimin që i bën gruas.” ka thënë Ekonomi.

Ajo I ka bërë thirrje vajzave të pranishme duke thënë se përzierja me politikën është diçka e mire, e cila ndryshon jeten tënde dhe te jep mundësinë për ta ndryshuar atë.

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako. Ajo i ka bërë të ditur banorëve se pas ndërtimit të dy shkollave të reja në kete zone do të ketë investime në përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe ndërhyrje në lumin Erzen për eleminimin e përmbytjeve.

“Me ministren kemi bashkëbiseduar që të prekim dhe kemi vendosur një fond për rehabilitimin dhe thellimin e lumit. Projekt I cili nuk është bërë në 30 vite”, shprehet kandidatia Sako.