Kandidatja demokrate, Manjola Luku ka zhvilluar një takim me votueset për herë të parë dhe gratë e Hidrovorit, Sukth, ku ka diskutuar nga afër problematikat e tyre.
Luku shkruan në një postim në Facebook se pjesa më e madhe e grave të kësaj zone punojnë në fasoneri, me paga të ulta dhe me vështirësi përballojnë koston e lartë të jetesës.
Sipas saj, vajzat e zonave periferike kanë vështirësi për të ndjekur studimet në Universitet, për shkak të tarifave të larta.
Por pas 25 prillit, kandidatja demokrate thekson se çdo studenti/eje nga familjet e varfëra do t’i mundësohen bursa të plota studimi dhe studime falas për fëmijët e familjeve me të ardhura më të ulëta se 65 000 lekë në muaj.
Ndaj, përfundon ajo postimin e saj, “vota për PD është alternativa më e mirë për Durrësin dhe Shqipërinë.”
Kush është Manjola Luku?
Manjola Ramiz Luku është farmaciste në profesion prej 15 vitesh.
Fillimisht ka studiuar për Mjekësi, më pas ka vazhduar studimet për farmaci, profesion të cilit nuk i është ndarë që nga përfundimi i studimeve të larta.
Lidhja e saj me Partinë Demokratike është e hershme. E martuar me Gazmirin, anëtar prej 30 vitesh në PD, drejtues i degës së PD Manzë dhe prej 3 vitesh nënkryetar i PD Durrës, Manjola Luku u përzgjodh një nga kandidatet e listës së PD qarku Durrës në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Me profesionin e saj human, ajo ka krijuar lidhje të forta me gjithë komunitetin e zonës ku banon, por edhe më gjerë duke u shërbyer nga afër. Angazhimi i saj ka qenë maksimal sidomos gjatë periudhës së pandemisë Covid-19, duke i asistuar banorët edhe në shtëpi për t’ua bërë sa më të lehtë kurimin nga sëmundja e rëndë.
Pavarësisht angazhimeve familjare, si nënë e 3 fëmijëve, dhe atyre profesionale ajo zgjodhi t’i bashkohej ekipit të liderit të PD-së Lulzim Basha, për të qenë një zë i fortë në parlamentin e ardhshëm, sidomos për çështjet shëndetësore dhe sociale që ajo i njeh dhe i prek nga afër përditë.
“Do jem zëri juaj dhe zëri për zgjidhjen e problemeve tuaja!” është motoja e saj në këtë fushatë zgjedhore
Me votuese për herë të parë dhe gratë e Hidrovorit, Sukth. Pjesa më e madhe punojnë në fasoneri dhe me vështirësi…
Posted by Manjola Koni Luku on Tuesday, March 30, 2021





