Kandidatja për kryetare bashkie në Durrës, Valbona Sako, ka ftuar të gjithë qytetarët durrsakë ta kontaktojnë për çdo problematikë apo sugjerim që duan t’i bëjnë.

Ndërsa nisja e fushatës zgjedhore është në prag, Sako fton durrsakët që t’i shkruajnë në adresën e saj të e-mailit: [email protected]

Në fund të javës së ardhshme nis zyrtarisht fushata zgjedhore e 30 qershorit, ndërkohë që mbrëmjen e sotme opozita e bashkuar zhvillon protestën e saj të 6-të kombëtare.

Kryeministri Rama i ka dërguar deri më tani 4 letra të hapura kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku e fton në dialog, por përgjigja e kryetarit të selisë blu ka qenë e prerë, duke përsëritur apelin për dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.

Postimi i Valbona Sakos: