“Partia ime është Durrësi.” Me këtë moto, kandidatja e Bindjes Demokratike për bashkinë e Durrësit, Valbona Sakollari, po bëhet gati të nisë fushatën elektorale.

Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja zyrtare, Sakollari thekson në një status të saj në rrjetet sociale se Durrësi është fokusi i gjithçkaje, pasi është lindur e rritur në këtë qytet, e njëkohësisht e ka lidhur të ardhmen e saj dhe të fëmijëve me qytetin bregdetar.

Duket se tërheqja nga gara e disa kandidatëve për kryetar bashkie të BD-së, në qytete të ndryshme të Shqipërisë, nuk kanë ndikuar tek Sakollari, që thekson se ka hyrë në këtë garë me përgjegjshmëri të madhe për sfidën që ka marrë mbi supe.