Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur gjatë kritikave të bëra nga përfaqësues të lartë të mazhorancës për emrin e Bahri Shaqirit që ai propozoi për në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit. 

I pyetur nga gazetarët, Meta deklaroi se propozimi i emrit të këshilltarit të tij, ka qenë i udhëhequr nga Kushtetuta. “Kushtetuta, interesi kombëtar dhe interesi publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet e mia dhe në aktet e mia”– u shpreh Meta.

Sipas socialistëve, Kushtetuta e përcakton qartë se kandidati për Kontrollin e Lartë të Shtetit duhet të ketë eksperiencë në fushën e financave që Shaqiri nuk e ka.