SHBA – Çmimet Grammy për muzikën country do të jepen në një ceremoni që do të zhvillohet mbrwmjen e sotme. Kënga “Springsteen” është një prej 6 këngëve kandidate për interpretimin më të mirë. Në këtë kategori ka këngë nga Dierks Bentley, Ronnie Dunn, Hunter Hayes, Blake Shelton dhe Carrie Underwood, çka e bën edhe më të ashpër garën.

Kënga “Sprengsteen” është kandidate edhe për këngën më të mirë country. Gjithashtu për këngën më të mirë country kandidojnë Carrie Underwood me këngën “Blown away”, Ronnie Dunn me këngën “Cost of Livin”, grupi Eli Young me këngën “Even if it breaks your heart” dhe Alan Jackson me këngën “So you don’t have to love me anymore”.

Për duetet dhe grupet më të mira konkurojnë  grupi Eli Young, Little Big Town, The time Jumpers, dhe Don Williams dhe Alison Krauss. Grupi Civil Wars i cili fitoi vitin e kaluar çmimin si grupi më i mirë, konkurron sivjet sërish, me një duet me Tylor Swift me titull “Safe and Sound”.
 
Tylor Swift është kandidate për tekstin më të mirë me këngën e filmit “Hunger game”.
Në mbrëmjen e  ndarjes së çmimeve Grammy për muzikën country do të interpretojnë Taylor Swift, Miranda Lambert, Carrie Undrewood dhe Dierks Bentley.

Çmimi për artistin më të mirë të të gjitha zhanreve i është dhënë deri më sot dy artistëve të muzikës country, Lean Rimes dhe Carrie Underwood.

Këtë vit, nga këngëtarët country konkurron për këtë çmim 21 vjeçari Hunter Hyes, i cili përballet me grupin The Lumineers, Frank Ocean dhe Alabama Shakes. Gjithashtu ai konkurron edhe për albumin më të mirë country, në një kategori me Zac Brown Band, Jamey Johnson, Mirranda Lambert dhe The Time Jumpers.