Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, ka përshëndetur kandidimin e kryetarit të Partisë Demokratike në Durrës, Igli Cara në primaret e 4 dhjetorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Duka thotë se është një lajm i mirë dhe shpreh mbështetjen e plotë ndaj tij.
“Kandidimi i Z.Igli Cara per bashkine Durres eshte nje lajm shume i mire per qytetaret dhe me gjere! Durresi po ju kthehet qytetareve te vete dhe jo klaneve mafioze! Mbeshtetje maksimale me gjithe strukturat dhe energjite e mija per kete vlere qe larteson qytetin dhe vlerat demakratike ne vend. Suksese Igli“, shkruan kreu i PAA-së në “Facebook”.