Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është vetëofruar që të jetë kandidati i opozitës për të garuar për Bashkinë e Durrësit. I ftuar në emisionin Java, Duka është shprehur se ai është i gatshëm që të bëjë një betejë përballë socialistëve që sipas tij janë lidhur fort me krimin në Durrës.

“Me thënë të drejtën unë jam i lindur dhe i rritur në atë zonë. Jam nga Shijaku, banoj aty dhe më dhimbset kur e shikoj Durrësin ashtu, pushteti i lidhur me krimin duhet të largohet nga Durrësi. Nëse do kandidoj apo jo, kjo varet edhe nga elementë të tjerë. Nëse gjykohet që kjo do ketë efekte pozitive, natyrisht unë mund të sakrifikohem”, – u shpreh Duka.