Pavarësisht se opozita vijon protestat në Tiranë dhe thekson se nuk do ketë zgjedhje lokale, Partia Socialiste zyrtarizoi sot kandidatët për garën e 30 qershorit, ku bie në sy emri i aktorit të humorit Erion Isai, i cili kandidon për bashkinë e Kolonjës.

Në mbështetje të Isait ka dalë gazetarja e njohur, Rudina Xhunga, e cila krahas një fotoje të realizuar në Kolonjë për xhirime të një emisioni që nuk u transmetua kurrë, shkruan: 

"Kur xhirohej nje Shqip ne Erseke, qe nuk u dha kurre, apo jo @bujar_kokonozi . Foto me te bukur, se kjo e Roland Tashos, per te kurorezuar shpalljen e kandidatures, se kryetarit te Bashkise se qytetit tend, nuk ke ku gjen @Erion Isai".