Kandidatja për presidente në Francë Marine Le Pen është shprehur se mbështet plotësisht sanksionet kundër Rusisë përveç rastit kur bëhet fjalë për furnizimet me naftë dhe gaz.
Politikanja e ekstremit të djathtë do të përballet me Emannuel Marcon për postin e presidentit në balotazh pasi mori rezultatin më të lartë ndonjëherë në raundin e parë.
Por ajo është përballur me kritika nga disa politikanë që thonë se ajo është shumë afër Rusisë në mes të luftës me Ukrainë.
“Unë jam plotësisht në favor të të gjitha sanksioneve të tjera” tha Le Pen.
Në intervistën e saj për France Inter Radio ajo deklaroi se nuk do që francezët të vuajnë pasojat e sanksioneve duke iu referuar këtu furnizimit me naftë dhe gaz.
Franca ashtu si shumë vende të tjera europiane importon një pjesë të madhe të gazit të saj natyror nga Rusia, duke e përdorur atë për energji rezidenciale dhe komerciale.





