Pas ndarjes nga Tristan Thompson, Khloe Kardashian ka gjetur mbështetje në shpatullat e ish-it të saj, Frenc Montana.

Një burim pranë tyre tha për "HollywoodLife" se "Khloe është mbështetur tek ish-i dashuri i saj French gjatë muajve të fundit, sidomos kur ajo u nda nga Tristan. Ata janë më shumë se miq. Khloe ka pasur gjithmonë besim për të biseduar çështje serioze me French. Khloe ndihet rehat kur flet me të pasi ai i jep gjithmonë opinion të sinqertë. Ajo e pëlqen kur ka një mendim objektiv. Ndonëse nuk janë më të dashur, kanë kimi të mirë së bashku".

Burimi shtoi se ata janë miq dhe nuk po e shfrytëzojnë bisedën për të rindezur ndjenjat e dashurisë, por çdo gjë mund të ndodhë.