E ardhmja e Harry Kane mund të vendoset sot. Drejtuesit e Bayern Munich do të zhvillojnë një takim në Londër me presidentin e Tottenham, Daniel Levy.

Me të do të diskutojnë direkt, sy më sy, për sulmuesin anglez, shkruan eksperti i transfereve, Fabrizio Romano.

Bayern do të ofrojë 80 milionë euro për sulmuesin anglez.

“Ne e respektojmë Daniel Levyn, të cilin e konsiderojmë njeri me vlera dhe vizion”, deklaroi presidenti i Bayern, Herbert Hainer.

Spurs kishin refuzuar dy ofertat e para të bavarezëve, dhe tani shpresojnë që këtë radhë palët të merren vesh dhe njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin evropian të kaloj në “Allianz Arena”.

Kane shihet si zëvendësues ideal i Robert Lewandowskit, i cili u largua vitin e kaluar dhe la një boshllëk të madhe në qendër të sulmit.