Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot edhe për zgjdhjen e Presidentit të ri.

Pyetje: Ju keni paralajmëruar protesta, zoti Rama duket se nuk ka asnjë plan tjetër përveçse mbifaturimin për energjinë elektrike të familjeve të pasura.

Sali Berisha: Propozimet dhe veprimet e opozitës, sapo të zgjidhë problemet me të cilat po merret, do të jetë t’i presë biletën qeverisë.

Pyetje: A do të ketë mbledhje të tjera?

Sali Berisha: Normalisht, kjo ishte një mbledhje normale, me debate, përgëzoj të gjithë ata aktiviste, drejtues që janë caktuar për këtë proces. 

Pyetje: Zoti Berisha ka nisur punë për zgjedhjen e presidentit, por nuk ka asnjë alternativë? Si e komentoni që s’ka asnjë emër për Presidentin?

Sali Berisha: Do dështojnë me turp, kanë nisur punën për të lerë deputetët, nuk njohin grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes, do dështojnë me turp të madh.