Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kujdeset të jetë në qendër të vëmendjes me postime të shpeshta në rrjetet sociale.

Ai ndodhet për pushime në vendlindjen e tij në Gusmar të Tepelenës dhe nuk nguron të postojë foto të ndryshme.

Pas imazhit ku ai shfaqej me kamuflazh ushtarak, Tahiri ka publikuar foton e një rrapi.

Ai e shoqëron edhe me një mesazh.

“Rrapi i Tahirajve, – Gusmar; Si në ekran vendlindja më shjellet, kanë rënë çatitë, po mbahen themelet (V.Hodaj)”, shkruan në foto Tahiri.

Çfarë do të thotë Tahiri me frazën “mbahen themelet”? A është ky një mesazh i koduar?