2 shkurt 2015 – Është dëshmuar se përzierja e mjaltit dhe kanellës shëron një numër të madh të sëmundjeve dhe shkencëtarët në mbarë botën e pranojnë këtë si një mjet efektiv. Gjithashtu, produkt i preferuar i bletëve mund të përdoret në trajtimin e sëmundjeve pa asnjë efekt anësor. Zbuloni se cilat sëmundje mund të trajtohen duke përdorur kanellën dhe mjaltin (sipas hulumtimeve nga shkencëtarët perëndimorë).
Sëmundjet e zemrës
Bëni një pastë nga mjalti dhe kanella dhe lyeni copat e bukës, në vend të gjalpit ose xhemit, për çdo mëngjes. Studimet tregojnë se mëngjesi i tillë ndikon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe rrezikut të sulmit në zemër. Gjithashtu, ata që tashmë kanë pësuar një sulm në zemër, mund të zvogëlojnë rrezikun e sulmit në të ardhmen, duke konsumuar këtë përzierje. Përdorimi i rregullt i përzierjes së sipërpërmendur, lehtëson frymëmarrjen e vështirësuar, forcon zemrën dhe rigjallëron arteriet dhe venat.
Pickimi i insekteve
Merrni një lugë mjaltë dhe dy lugë me ujë të vakët dhe i shtoni një lugë çaji me kanellë. Përzieni masën derisa të formohet një pastë dhe e aplikoni duke fërkuar butësisht në zonën e irrituar. Dhimbjet do të zhduken brenda dy minutave, ndërsa njollat e pickimit brenda një ore.
Artriti
Njerëzit që vuajnë nga artriti mund të marrin çdo ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje, 250 ml ujë të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji kanellë. Nëse merret rregullisht, kjo mund të lehtësojë artrit kronik.
Humbja e flokëve
Njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve, para se të pastrojnë flokët, duhet të aplikojnë një përzierje me vaj ullirit të ngrohtë, një lugë gjelle mjaltë, një lugë çaji kanellë dhe pas 15 minutave t’i shpërlajnë flokët. Është e rëndësishme që derisa e aplikoni në flokë, të bëni gjatë tërë kohës një masazh të lehtë me majat e gishtërinjve, në mënyrë që të depërtojë sa më shumë në lëkurën e kokës.
Infeksioni i fshikëzës urinare
Në një gotë me ujë të vakët, shtoni 30 gram pluhur kanelle, një lugë çaji mjaltë dhe e konsumoni. Përzierja e lartpërmendur shkatërron bakteret në fshikëzën urinare.
Dhimbja e dhëmbit
Bëni një pastë nga një lugë çaji kanellë dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe e aplikoni në dhëmbin që dhemb. Mund të aplikohet tri herë në ditë, derisa të pushojë dhimbja e dhëmbit.
Gripi
Nuk ka rëndësi nëse është një grip i zakonshëm apo një ftohje e rëndë, merrni për tre ditë, 15 ml mjaltë të ngrohtë me ¼ lugë çaji kanellë. Ky ilaç do të kurojë kollën kronike, ftohjen dhe do të pastroj sinuset. Shumë shpejtë do ta shihni se janë larguar të gjitha simptomat.
Dhembjet e barkut
Kanella dhe mjalti, kur merren së bashku, zbusin dhimbjet e barkut dhe ndihmojnë në trajtimin e ulcerës në lukth. Efekti i përdorimit të tyre, është shumë më i madh se ai medikamenteve që i marrim në farmaci.
Imuniteti
Përdorimi i përditshëm i mjaltit dhe kanellës forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga viruset dhe bakteret. Hulumtimet tregojnë se mjalti përmban një pasuri të tërë me vitamina dhe përdorimi i tij i rregullt forcon rruzat e bardha të gjakut, të cilat luftojnë bakteret dhe sëmundjet virale.
Dispepsia
Konsumoni para ushqimit një sasi të vogël të kanellës me 30 gramë mjaltë. Përzierje largon acidet në stomak dhe ndihmon në tretjen e ushqimit të vështirë.
Puçrrat në fytyrë
Bëni një pastë nga tri lugë mjaltë dhe një lugë çaji kanellë dhe e aplikoni atë në puçrra para gjumit, kurse në mëngjes e shpërlani fytyrën me ujë të ngrohtë. Nëse veproni kështu rregullisht për dy javë, puçrrat zhduken “si me magji”.
Infeksionet e lëkurës
Një përzierje e sasive të barabarta të mjaltit dhe kanellës, shëron pothuajse të gjitha llojet e infeksioneve të lëkurës.
Fryma e keqe
Në ujë të nxehtë, shtoni një lugë çaji mjaltë dhe kanellë dhe me këtë përzierje e shpërlani fytin dhe gojën. Ju do të keni frymëmarrje të freskët gjatë gjithë ditës dhe nuk do të ketë më nevojë që të shmangni kontaktin e afërt me personat e tjerë.
Shënim: Mjalti që përdoret për qëllime të shërimit, duhet të jetë i papërpunuar.





