Për fotot nudo të Kim Kardashian, një reagim ka pasur dhe bashkëshorti i saj Kaney West, i cili shprehet se të gjithë duhet të jenë mirënjohës për atë çka panë, pasi trupi i Kim është i përsosur dhe kompani të ndryshme do të paguanin miliona dollarë për të parë një gjë të tillë.
“Kanye e kupton pse njerëzit e urrejnë Kim-in, të gjithë duan të kenë marrëdhënie seksuale me të dhe femrat do të vdisnin për trupin e saj. Kompanitë paguajnë miliona dollarë për të parë Kim të zhveshur. Pra, njerëzit duhet të jenë mirënjohës dhe falënderues që ata po shohin format e saj të përsosura. Ai e do trupin e saj, kur ajo është shtatzënë, kur ajo është e trashë, ai e do atë. Në sytë e tij, gruaja e tij është e përsosur”, ka thënë një burim ekskluzivisht për HollyëoodLife.com.





