Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka kanosur me armë 2 persona. Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja është shënuar në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kurjanit" në qytetin e Fierit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Bushi Hatillari, 31 vjeç, banues në  Roskovec, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë.

Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i armës së zjarrit tip pistoletë  "ZASTAVA" së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" të parashikuar nga nenet 84 e 278 të Kodit Penal.